Agnelli kundër Contes, ja gjithçka që ndodhi dhe ndoshta nuk e keni parë

Dje ndodhi drama në "Allianz Stadium" duke pasur një incident mes presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe trajnerit të Interit, Antonio Conte.

Sport

10/02/2021 08:49

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0, barazim që vulosi kalimin e “Zonjës së Vjetër” në finalen e Kupës së Italisë.

Sidoqoftë, në fundin e pjesës së parë u pa një fjalosje mes Agnellit dhe Contes.

Presidenti u dëgjua në kamera duke thënë: ‘Ik *irdhu, mbylle gojën budalla’, drejtuar Contes.

Ndërsa, trajneri u kundërpërgjigj duke i drejtuar gishtin e mesëm, derisa pas ndeshjes tha se ata duhet të tregojnë më shumë respekt.

“Mendoj se Juventusi duhet të tregojë më shumë respekt. Ata duhet të jenë më të mirë me ata që punojnë”, ishin fjalët e Conte.

Ndërkohë, kujtojmë se me parë dyshja ishin të afërt në kohën kur Conte ishte në stolin e Juventusit./Lajmi.net/