AGK shprehet e zhgënjyer me mosndarjen e buxhetit për RTK-në nga kursimet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje, vendim në vlerë 8 milionë euro që vlen vetëm për ShKSKUK. AGK është shprehur e zhgënjyer pasi ky vendim nuk përfshin edhe RTK-në, siç AGK ka thënë se ka premtuar një ditë më parë, ministri…

Lajme

25/11/2025 17:14

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje, vendim në vlerë 8 milionë euro që vlen vetëm për ShKSKUK.

AGK është shprehur e zhgënjyer pasi ky vendim nuk përfshin edhe RTK-në, siç AGK ka thënë se ka premtuar një ditë më parë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Teksa jemi në fund të nëntorit, dhe 700 punonjësit e RTK-së ende presin pagën e tetorit, AGK-ja i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë formën ligjore për të ndarë buxhetin për RTK-në, për tre mujorin e fundit të 2025. Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh urgjencën e zgjidhjes së problemit financiar të RTK-së, dhe rëndësinë e funksionimit të Transmetuesit Publik pa ndërprerje dhe pengesa. Ndërkohë, AGK-ja qëndron të solidaritet dhe përkrahje të plotë me kolegët e RTK-së që kanë hyrë në grevë të përditshme, deri në realizimin e kërkesës për bartjen e buxhetit”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: