Agjenti: Podolski mund të rikthehet t Arsenali
Agjenti i Lukas Podolskit ka folur rreth një rikthimi të mundshëm të klientit të tij te Arsenali apo një transferimi në ndonjë skuadër të Turqisë.
Sport
Lukas Podolski mund të rikthehet te skuadra e Arsenalit, atëherë kur kontrata e tij përfundon me Interin në fundin e këtij sezoni, gjithnjë sipas fjalëvë të thëna nga agjenti i lojtarit.
“Gjithçka mund të ndodhë”, tha agjenti i Podolskti, Ali Pektas për Fanatik.
“Për momentin ai është i huazuar te Interi, dhe kur të përfundojë sezoni ai mund të rikthehet te Arsenali, sepse ka edhe një vjet tjetër në kontratën e tij”.
“A mund të transferohet ai në Turqi? Pse jo”, ishte përgjigja përfundimtare e agjentit.