Agjenti: Nuk kam pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Emerson, vetëm interesim nga klubet

Agjenti i Emerson Palmierit ka thyer heshtjen duke konfirmuar se për klientin e tij ende s'ka ndonjë ofertë zyrtare.

Sport

10/01/2021 18:07

Italiani është i lidhur me rikthimin në Seria A, aty ku vëzhgohet nga Roma dhe Interi, meqenëse nuk është në planet e Frank Lampardit, përcjellë lajmi.net.

Por, dy skuadrat që e kërkojnë ende s’kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit.

“Është vështirë të thuhet ndonjë gjë për momentin. Nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare. Nuk kam pranuar ndonjë ofertë për t’ia dërguar Chelseas”.

“Ka pasur vetëm interesim. Nuk do flas veçmas për klubet”, tha ai për Inside Futbol.

Mbetet të shihet deri në fund të janarit nëse lojtari do arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt 2021./Lajmi.net/