Agjenti: Juventus dëshiron ta mbajë Ruganin

Agjenti Davide Torchia mendon se Juventus dëshiron ta mbajë mbrojtësin Daniele Rugani.

Sport

01/07/2021 17:26

Rugani kaloi edicionin e kaluar huazim te Stade Rennais, pastaj te Cagliari, derisa është rikthyer te “Bianconerët” para sezonit 2021/22, transmeton lajmi.net.

27-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga klubi, por agjenti beson se qendërmbrojtësi do qëndrojë te Juventus.

“Nëse Juventus duan ta shesin, atëherë mund të bëjnë çfarë të duan. Tani, duan ta mbajnë sepse Allegri ka ide të qartë për mbrojtjen dhe duket që do vazhdojë kështu”, deklaroi ai.

“Mund të jetë shitje, ndoshta Daniele. Por, Juventus e trajton mirë dhe e vlerëson dhe ata duhet të bëjnë këto ndryshime”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Juventus prioritet e ka bërë blerjen e Locatellit nga Sassuolo./Lajmi.net/