Agjenti: Interi, destinacion i mundur për Mertens
Agjenti i Dries Mertens ka thënë se klienti i tij mund të transferohet te skuadra e Interit gjatë kësaj vere.

Sport
Interi është një destinacion i mundur për Mertensin, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga vet agjenti i lojtarit.
“Interi? Unë mund të them se ne nuk poflasim për spekulime, por dua të thëm se Interi është një destinacion i mundur për Mertensin”.
“Dries është i lumtur te Napoli, por javën tjetër ne do të njohim më shumë të ardhmen e tij”, tha agjenti i lojtarit për FCInterNews.