Agjenti i Sterling nxit spekulimet për rikthimin e madh te Liverpool
Mediet në Angli janë duke raportuar se Liverpool po mendon të nis një ofertë të bujshme drejt Manchester Cityt për Raheem Sterling.
Sport
Sterling është i gatshëm të largohet nga Manchester City, nëse dënimi i “qytetarëve” për të mos luajtur në Ligën e Kampionëve mbetet në fuqi për dy vitet e ardhshme.
Ylli anglez, së fundi edhe vetë ka pranuar se nuk ka asgjë kundër kthimit te Liverpool, duke thënë se ka kaluar një kohë të mrekullueshme te ‘Anfield Road’.
Liverpool pretendon se Sterling është i hapur për t’u rikthyer në Anfield, pavarësisht faktit se ka humbur simpatinë e tifozëve pas atij largimit në vitin 2015.
Tani, është agjenti i Sterling që ka folur për këtë çështje, duke nxitur edhe më shumë spekulime.
“Megjithëse ai ka një kontratë me Manchester Cityn, Sterling nuk e ka harruar Liverpoolin, sepse është rritur atje si njeri dhe lojtar. Vërtetë ka pasur shumë fjalë kur ai u largua, por prej asaj kohe kanë kaluar shumë kohë Unë mendoj se çdo gjë është e mundur”, ka deklaruar agjenti i anglezit./Lajmi.net/