Agjenti i Rudiger në Manchester për një transferim të mundshëm të lojtarit te United

Agjenti i Antonio Rudiger ka qenë këto ditë në Manchester për të diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm të lojtarit te Manchester United.

Sport

22/04/2022 14:40

“Djajtë e Kuqë” janë të interesuar për të nënshkruar me lojtarin të cilin e konsiderojnë si synimin kryesor për përforcimin e mbrojtjes.

Në listën e dëshirave të ish-kampionëve anglezë për këtë repart, nëse nuk arrihet Rudiger janë edhe Pau Torres dhe Jurrien Timber.

Rudiger ka shkëlqyer sezonet e fundit me Chelsean në Premier League, duke qenë njëra ndër pikat kryesore të mbrojtjes së “bluve”. /Lajmi.net/