Agjenti i Lukakut: Do dëgjoni edhe arsyet tona së shpejti

Sulmuesi Romelu Lukaku gjithmonë e më shumë është duke iu afruar rikthimit te Chelsea nga Inter.

Sport

05/08/2021 23:44

Chelsea e ka bërë prioritet nënshkrimin me belgun dhe javën e kaluar ofruan 100 milionë euro plus Marcos Alonso, që u refuzua nga Inter, transmeton lajmi.net.

Por, Chelsea ka përgatitur ofertën e re me vlerë 130 milionë euro, e mjaftueshme ta bindin klubin italian, derisa edhe Lukaku tani është i hapur për rikthimin në “Stamford Bridge”.

Agjenti i Lukakut ka bërë të ditur se do t’i tregojë të gjitha së shpejti.

“Do jeni në gjendje t’i dëgjoni arsyet tona së shpejti, megjithatë kjo rezulton”, tha ai.

Ndërkohë, Lukaku te Chelsea do fitojë dyfishin e pagës prej 12 milionë euro për sezon./Lajmi.net/