Agjenti i Lukaku zbulon momentin deçiziv: Ishim afër marrëveshjes me Juventus

Romelu Lukaku mund të ketë qenë duke luajtur për Juventusin sesa Interin nëse Bianconeri do ta kishin shitur Paulo Dybalan te Manchester United, sipas agjentit të belgut.

Sport

22/03/2020 19:54

Lukaku u largua nga United për Interin në një marrëveshje 65 milionë euro në gusht dhe vazhdoi të shënojë 17 gola në Serie A para se sezoni të ndalohej nga pandemia e koronavirusit.

Sidoqoftë, ish-sulmuesi i Chelsea dhe Everton mund të kishte qenë duke veshur fanellën e rivalit të Zikaltërve këtë sezon, përcjell lajmi.net.

Agjenti i Lukakut, Federico Pastorello pretendon se largimi i Dybala do t’i kishte dhënë hapësirë 26-vjeçarit në Torino.

Pastorello i tha Sky Sport Italia: “Nëse Lukaku sot vesh fanellën e Interit, kjo është vetëm për shkak të dështimit të Paulo Dybala për t’u bashkuar me Manchester United”. /Lajmi.net/