Agjenti i Guardiola: Ja ku do të jetë e ardhmja e klientit tim
Pep Guardiola "do të qëndrojë në Manchester City 100 për qind", sipas agjentit të tij Josep Maria Orobitg, me një rikthim te Barcelona që konsiderohet "i pamundur" në këtë fazë.
Sport
Pasiguria e cila aktualisht ekziston në ‘Camp Nou’ ka çuar në një numër kandidatësh të lidhur me postin e trajnerit atje.
Një fund katastrofik i fushatës 2019/20 ka bërë që qëndrimi i Quique Setien të jetë i paparueshëm, përcjell lajmi.net.
Ish-trajneri i Barcës, Guardiola u përfol për një rikthim në Spanjë, sidomos pasi u eliminua në mënyrë shokuese nga Liga e Kampionëve kundër Lyon dhe e ardhmja e tij dukej disi në ajër.
Trajneri spanjoll ka kontratë me Cityn deri në vitin tjetër, derisa Orobitg i tha Goal: “Po, Pep do të qëndrojë në City 100 për qind”. /Lajmi.net/