Agjenti i Camavingas: Lojtari është në dashuri me Real Madridin
Agjenti i Eduardo Camavingas, Jonathan Barnett, ka folur për klientin e tij dhe mundësinë që i njëjti të ndryshojë ambient në të ardhmen. Lojtari është duke luajtur rregullisht te Real Madridi, duke u kthyer kështu në një pikë të fortë të “Los Blancos”. Performancat e tij mund ta kenë tunduar ndonjë skuadër për të synuar…
Sport
Agjenti i Eduardo Camavingas, Jonathan Barnett, ka folur për klientin e tij dhe mundësinë që i njëjti të ndryshojë ambient në të ardhmen.
Lojtari është duke luajtur rregullisht te Real Madridi, duke u kthyer kështu në një pikë të fortë të “Los Blancos”.
Performancat e tij mund ta kenë tunduar ndonjë skuadër për të synuar nënshkrimin me të, por vetë agjenti i lojtarit në lë aspak gjasa se largimi i mesfushorit mund të ndodhë.
“Ai është më shumë se i lumtur te Real Madridi, është dashuri me këtë klub”, tha fillimisht ai.
“Nëse dëshiron që të bëhesh lojtari më i mirë në botë, gjëja më e mirë që duhet ta bësh është të luash për Real Madridin”, përfundoi ai. /Lajmi.net/