Agjenda legjislative: “Martesa burrë me burrë e grua me grua” dhe dy ligje të tjera që Qeveria do të rikthehej në Kuvend gjatë muajit tetor të këtij viti

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas pranimit të Agjendës Legjislative për vitin 2026 nga Qeveria e Qeveria e Republikës së Kosovës, duke renditur tri projektligje që, sipas tij, pritet të rikthehen për shqyrtim në Kuvendi i Republikës së Kosovës. Rrahmani ka bërë të ditur se në mesin e prioriteteve të…

Lajme

24/02/2026 11:51

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas pranimit të Agjendës Legjislative për vitin 2026 nga Qeveria e Qeveria e Republikës së Kosovës, duke renditur tri projektligje që, sipas tij, pritet të rikthehen për shqyrtim në Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Rrahmani ka bërë të ditur se në mesin e prioriteteve të ekzekutivit për vitin e ardhshëm janë Projekt-Kodi Civil i Republikës së Kosovës, Projektligji për Gjendjen Civile dhe Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Projekt-Kodi Civil, i cili – siç thekson ai – parasheh lejimin e martesave ndërmjet personave të së njëjtës gjini, pritet të procedohet për votim më 30 tetor 2026. Ndërkaq, Projektligji për Gjendjen Civile, për të cilin ai pretendon se parashikon ndryshimin e gjinisë çdo 10 vjet, pritet të dalë për votim më 30 qershor 2026.

Po ashtu, ai përmendi edhe Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, për të cilin deklaroi se përmban dispozita që, sipas tij, rregullojnë lindjen e fëmijëve përmes riprodhimit të asistuar mjekësor. Sipas njoftimit të tij, ky projektligj pritet të shqyrtohet për votim më 1 tetor 2026.

Deputeti i PDK-së theksoi se këto iniciativa ligjore ishin kthyer mbrapsht në legjislaturën e kaluar dhe se tani janë rikthyer në agjendën legjislative për vitin 2026. Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, këto projektligje përbëjnë prioritetet kryesore të Qeverisë për vitin e ardhshëm, ndonëse më parë nuk kishin arritur të miratohen në Kuvend.

Postimi i plotë: 

Si deputetë, sot kemi pranuar Agjendën Legjislative nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Këto janë prioritetet e Qeverisë Kurti III për vitin 2026:
1. Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, ku parashihet martesa burrë me burrë dhe grua me grua, pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.10.2026.
2. Projektligji për Gjendjen Civile, ku parashihet ndryshimi i gjinisë çdo 10 vjet – pra 10 vjet bëhesh grua, 10 vjet bëhesh burrë dhe kështu me radhë – pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.06.2026.
3. Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ku parashihet që gratë të lindin pa burra dhe këtyre fëmijëve t’u ndalohet të dinë kë e kanë baba, pritet të vijë në Kuvend për votim më 01.10.2026.
Këto janë ligjet që ua kthyem mbrapsht në legjislaturën e kaluar.
Sot, po rikthehen sërish në agjendën legjislative të vitit 2026.
Pra, prioritet kryesor i Qeverisë Kurti III për vitin 2026 janë pikërisht ligjet që u kundërshtuan më parë dhe që nuk kaluan në Kuvend./lajmi.net/