Agjencia kryesore e lajmeve italiane ANSA: Thaçi në avantazh të lehtë
Kanë mbetur edhe rreth 3 orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në gjithë territorin e vendit. Agjencia kryesore italiane e lajmeve, duke iu referuar një sondazhi thotë se PDK ka një avantazh të lehtë në raport me LDK-në.
Lajme
Sipas agjencisë kryesore të lajmeve italiane zgjedhjet e dyta pas shpalljes së pavarësisë do të përfaqësojnë një garë të afërt mes dy forcave kryesore politike.
ANSA tutje shton se sipas sondazheve të fundit Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi gjendet e para me të paktën 31% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Isa Mustafës konsiderohet të ketë afërsisht 30%.
Partia e tretë kryesore konsiderohet nacionalistja Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit të cilës sondazhi i jep 22% të votave.