Agim Veliu: Është për keqardhje të dalësh publikisht e ta mbrosh liderin, që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike
Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka reaguar në lidhje me postimin e fundit të ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që LDK-së i duhet një lidership i ri. Veliu i ka dalë në mbrojtje Hotit duke thënë se është për keqardhje ta mbrosh publikisht liderin, që po e dërgon në theqafje një familje të…

Lajme
Ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka reaguar në lidhje me postimin e fundit të ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që LDK-së i duhet një lidership i ri.
Veliu i ka dalë në mbrojtje Hotit duke thënë se është për keqardhje ta mbrosh publikisht liderin, që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike.
Tujte shtoi se LDK për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë.
Postimi i plotë i tij:
“Të jeshë i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.
Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”.