Agim Ibrahimi: Maqedonia favorite përballë Kosovës

Maqedonia e Veriut është favorite përballë Kosovës në gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve.

Sport

17/04/2020 08:49

Kështu ka deklaruar anësori i kësaj kombëtareje, shqiptari Agim Ibrahimi.

Maqedonia dhe Kosovës më 25 mars duhej të zhvillonin gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve, ndeshje kjo e shtyrë shkaku i koronavirusit.

Qershori ishte caktuar si datë tjetër, dhe tani UEFA këtë ndeshje ka shtyrë për muajt shtator ose tetor, por mund të ndodh që të luhet edhe në vitin 2021.

Kosovë-Maqedoni: “Mendoj se Maqedonia është favorite në këtë ndeshje. Unë nuk mund të jem pjesë e këtij takimi”, ka deklaruar Agimi për Supersport, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Ibrahimi që tani vesh fanellën e Shkëndijës, ka luajtur edhe në Serie A te Cagliari gjatë sezonit 2013/2014./Lajmi.net/