Agim Bahtiri i lutet opozitës ta votojnë Konjufcën, thotë se se pasojat i bartin qytetarët pasi buxheti nuk është miratuar
Agim Bahtiri deputet i VV`së në Kuvendin e Kosovës ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës që t`a votojnë për kryeministër Glauk Konjufcën. “Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, është në të mirë të të gjitha interesave shtetërore dhe qytetare, duke ditur se buxheti për vitin 2026 nuk është i miratuar ende nga Kuvendi i…
Lajme
Agim Bahtiri deputet i VV`së në Kuvendin e Kosovës ka ftuar të gjithë deputetët e opozitës që t`a votojnë për kryeministër Glauk Konjufcën.
“Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, është në të mirë të të gjitha interesave shtetërore dhe qytetare, duke ditur se buxheti për vitin 2026 nuk është i miratuar ende nga Kuvendi i Kosovës, dhe pasojat do t’i bartin qindra mijëra qytetarë që marrin paga dhe shërbime nga ky buxhet 4 miliardsh euro”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Ftoj të gjithë deputetet e opozitës që të reflektojnë pozitivisht pavarësisht bindjeve politike.
Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër, është në të mirë të të gjitha interesave shtetërore dhe qytetare, duke ditur se buxheti për vitin 2026 nuk është i miratuar ende nga Kuvendi i Kosovës, dhe pasojat do t’i bartin qindra mijëra qytetarë që marrin paga dhe shërbime nga ky buxhet 4 miliardsh euro.