Agim Ademi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Feriz Parllakut: Kosova humbi një nga gjyqtarët më të mirë në historinë e saj
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit të shquar dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të FFK-së, Feriz Parllakut. Ademi ka thënë se Ferizi i përkiste gjeneratës së punëtorëve të palodhshëm të periudhës së rezistencës. “Ai ishte gjyqtar i guximshëm dhe i veçantë, pasi përveç ndarjes së drejtësisë në futboll, me…

Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit të shquar dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të FFK-së, Feriz Parllakut.
Ademi ka thënë se Ferizi i përkiste gjeneratës së punëtorëve të palodhshëm të periudhës së rezistencës.
“Ai ishte gjyqtar i guximshëm dhe i veçantë, pasi përveç ndarjes së drejtësisë në futboll, me të njëjtin zell kontribuoi edhe në hendboll në vitet më të rënda por edhe më krenare, atëherë kur sporti ishte formë e rezistencës sonë kundër pushtuesit serb. Ai nuk u ndalë asnjëherë, pavarësisht kërcënimeve dhe rrezikut të përditshëm. Profesionalizmi dhe trimëria e tij në periudhën e okupimit janë dëshmi e karakterit të fortë dhe dashurisë së tij për sportin”, ka shkruar Ademi.
Ai ka thënë se me vdekjen e Parllakut, Kosova ka humbur një nga gjyqtarët më të mirë në historinë e saj, por se puna, sakrifica dhe përkushtimi i tij ndaj futbollit do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat e ardhshëm.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Parllaku dhe gjithë komunitetit sportiv. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Ademit: