Agim Ademi priti në takim kampionin e boksit Robin Haxhi Krasniqin dhe i bën dhuratë fanellën e Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim boksierin kosovar Robin Haxhi Krasniqi. Gjatë këtij takimi ata diskutuan kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht. Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kahmotshme, e cila më në fund…

Sport

22/05/2023 12:46

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim boksierin kosovar Robin Haxhi Krasniqi. Gjatë këtij takimi ata diskutuan kryesisht rreth meçit për mbrojtjen e titullit kampion, të cilin Krasniqi do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datën 5 gusht.

Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kahmotshme, e cila më në fund po bëhet realitet. Ai falënderoi Ademin për mbështetjen e dhënë, duke mundësuar që mbrojtja e titullit kampion të bëhet në një ambient ku i jep mundësi një numri të madh të adhuruesve të jenë prezent.

Përtej boksit, Haxhi Krasniqi përshëndeti punën e mirë që po bëhet në futbollin kosovar dhe përgëzoi Ademin që fal korrektësisë dhe përkushtimit, futbollistët kosovarë nëpër Evropë ti bashkohen Kosovës dhe të punojnë drejt suksesit.

Nga ana tjetër i pari i FFK-së e falënderoi Krasniqin për vizitën dhe për vendimin që Kosova të jetë vendi ku ai do të zhvillojë një meç boksi me kaq rëndësi, derisa i ofroi përkrahjen e tij.

Presidenti Ademi e nderoi Krasniqin  me fanellën e Kosovës si dhe simbolin e Prishtinës “Hyjneshën në Fron”./Lajmi.net/