Agim Ademi pret në takim Felix Magath, diskutohet për arritjet e futbollit në Kosovë
Kreu i FFK-së, Agim Ademi njoftoi se ka pritur në takim një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror, trajnerin e njohur gjerman Felix Magath. Ademi tha se gjatë takimit e njoftoi Magath me zhvillimin e futbollit në Kosovë, progresin që kemi arritur ndër vite, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e talenteve të rinj dhe synimet…
Sport
Kreu i FFK-së, Agim Ademi njoftoi se ka pritur në takim një prej emrave të mëdhenj të futbollit botëror, trajnerin e njohur gjerman Felix Magath.
Ademi tha se gjatë takimit e njoftoi Magath me zhvillimin e futbollit në Kosovë, progresin që kemi arritur ndër vite, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e talenteve të rinj dhe synimet tona për ngritjen e vazhdueshme të nivelit të futbollit kosovar.
“Së bashku vizituam edhe Kampin Nacional të FFK-së, ku ai pati mundësinë të njihet nga afër me kushtet dhe infrastrukturën që kemi krijuar për zhvillimin e ekipeve kombëtare dhe gjeneratave të reja.
Ishte kënaqësi e veçantë të shkëmbenim pikëpamjet për futbollin dhe të dëgjoja përvojën e një personaliteti që ka lënë gjurmë të fuqishme në futbollin evropian, si futbollist dhe si trajner.
Vizitat e personaliteteve të këtij niveli janë gjithmonë të mirëseardhura dhe e nderojnë FFK-në dhe futbollin e Kosovës.
Faleminderit Felix për vizitën dhe bisedën e këndshme! 

“./Lajmi.net/