Agim Ademi pret fëmijët në “Fadil Vokrri”: E ardhmja e futbollit është e sigurt
Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina, të cilët ishin për një vizitë në këtë ambient sportiv. Ademi u shpreh i impresionuar me energjinë dhe entuziazmin e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e tyre për të ardhmen e futbollit në…
Sport
Kryetari i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina, të cilët ishin për një vizitë në këtë ambient sportiv.
Ademi u shpreh i impresionuar me energjinë dhe entuziazmin e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e tyre për të ardhmen e futbollit në vend, transmeton lajmi.net.
“E ardhmja e futbollit është e sigurt! Sot pata kënaqësinë të takoj fëmijët… të cilët sollën energji të jashtëzakonshme dhe buzëqeshje të sinqerta”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo vizitë ishte një moment i veçantë që dëshmon dashurinë e hershme të fëmijëve për futbollin. “Jam i bindur se shumë prej këtyre djemve e vajzave do të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit tonë”, shtoi Ademi.
Në fund, ai falënderoi fëmijët për dhuratën simbolike që mori gjatë takimit, duke e cilësuar si një kujtim të çmuar nga kjo vizitë./lajmi.net/