Agim Ademi pret delegacionin turk para finales Kosovë-Turqi: Festa t’u takojë Dardanëve
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një darkë zyrtare delegacionin e Federatën Turke të Futbollit, në prag të finales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Sipas një postimi të tij në Facebook, delegacioni turk është udhëhequr nga presidenti İbrahim Ethem Hacıosmanoğlu, ndërsa…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një darkë zyrtare delegacionin e Federatën Turke të Futbollit, në prag të finales së “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Sipas një postimi të tij në Facebook, delegacioni turk është udhëhequr nga presidenti İbrahim Ethem Hacıosmanoğlu, ndërsa në këtë mbrëmje kanë marrë pjesë edhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar, si Servet Yardımcı, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe Marcelo Balboa, legjendë e FIFA-s, bashkë me përfaqësues të FIFA-s dhe mysafirë të tjerë nga Turqia.
Ademi theksoi se kjo darkë, e organizuar në prag të një ndeshjeje historike, rikonfirmon lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve. Ai shprehu respekt për delegacionin turk, duke theksuar rëndësinë e një loje me “fair-play” dhe një atmosfere sportive.
Në fund, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës uroi që suksesi t’i takojë Kosovës, duke theksuar se kualifikimi në Kupën e Botës mbetet një ëndërr e kahershme për shumë gjenerata dhe një arritje e tillë do të ishte promovim i madh ndërkombëtar për vendin. /Lajmi.net/