Afrohet afati i formimit të qeverisë, por Kurti nuk jep detaje për koalicionet e mundshme: Duhet bërë analizë të thellë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dal sot në një konferencë për media në lidhje me zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur dje. Për rezultatin në këto zgjedhje ai ka thënë se ka qenë shumë i mirë, ndërkaq për bashkëpunime të mundshme për balotazh nuk ka dhënë shumë detaje. “Fokusi i VV-së…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dal sot në një konferencë për media në lidhje me zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur dje.
Për rezultatin në këto zgjedhje ai ka thënë se ka qenë shumë i mirë, ndërkaq për bashkëpunime të mundshme për balotazh nuk ka dhënë shumë detaje.
“Fokusi i VV-së gjithandej tërë kohën është qytetari i Republikës, por natyrisht se paraprakisht balotazhi dhe fushata në balotazh neve na nevojitet se sot dhe nesër ta bëjmë një analizë të hollësishme edhe për rezultatin zgjedhor por edhe të raportit të rezultatit zgjedhor në fushatën qendrore. Vetëm pas kësaj analize do të bëjmë planet dhe përgatitjet e duhura për garën gjithnjë në bashkëpunim aq të ngushtë, në udhëheqje me kandidatët që i kemi në komuna”, ka thënë Kurti.
Ai është pyetur nëse rezultati i arritur ishte i pritshëm nga VV para 12 tetorit, për çka ka konfirmuar se është rezultat shumë i mirë.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë. Katër komunat ku ka udhëheq VV, Podujevë, Shtime, Kamenicë, Gjilan çfarë mbështetje popullore për kandidatët tanë. Rezultati është shumë i mirë, sepse jemi gjithandej në balotazhe dhe jemi subjekti i parë edhe për komunat e fituara pa balotazh edhe për komunat që jemi në balotazh. Jemi plotësisht të kënaqur dhe në përputhje me pritjet do të jemi në mbrëmjen e 9 nëntorit atëherë kur edhe do të festojmë rezultatin e balotazhit”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/