Afrim Muqiqi mbështet Haradinajn në garën për kryeministër: Na prij përpara në procese, qysh na ke prirë edhe në luftë edhe në paqe
Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim këngëtarin e mirënjohur kosovar, Afrim Muqiqin. Ai i ka thënë Muqiqit një mirënjohje për atë që sjell përmes artit të tij, shkruan lajmi.net. “Sot pata kënaqësinë të takoja këngëtarin Afrim Muqiqi, zërin e këtyre vargjeve dhe një emër që ka lënë gjurmë përmes…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim këngëtarin e mirënjohur kosovar, Afrim Muqiqin.
Ai i ka thënë Muqiqit një mirënjohje për atë që sjell përmes artit të tij, shkruan lajmi.net.
“Sot pata kënaqësinë të takoja këngëtarin Afrim Muqiqi, zërin e këtyre vargjeve dhe një emër që ka lënë gjurmë përmes artit dhe përkushtimit të tij. Ishte një takim i ngrohtë dhe një bisedë e sinqertë, plot respekt e vlerësim, ku pata nderin e veçantë t’i dorëzoja një mirënjohje për gjithçka që përfaqëson dhe sjell përmes artit të tij”, ka shkruar Haradinaj.
Derisa e merr mirënjohjen, Muqiqi e shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen e tij për të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Një dhuratë shumë e veçantë dhe në këtë ditë të shenjtë për festën e gjithë atyre që i festojnë, Kërshëndella. Por, unë të uroj shumë suksese në rrugëtimin që e ke nisur dhe të na prish përpara në procese, qysh na ke prirë gjithmonë, edhe në luftë edhe në paqe. Ne jemi dëshmitarë që i ke kryer të gjitha proceset, sidomos në zhvillimet e fundit që kanë qenë në Kosovë. Unë jam shumë i sigurt që rrugëtimi jonë bashkë me juve në proceset e ardhshme të Kosovës, do ta anëtarësojmë Kosovën në NATO”, ka thënë Muqiqi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: