Afrika shpallet e pastër nga poliomieliti

Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomielitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomieliti.

Bota

25/08/2020 18:56

Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme.

Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes.

Njëzetepesë vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomieliti.

Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja.

Më pak se një dekadë më parë, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale.

Poliomieliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan.

Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomielitit i mbron fëmijët për gjithë jetën.

Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar.

Ky edhe ka qenë një nga kushtet që ka vendosur Komisioni Rajonal i Certifikimit në Afrikë përpara se ta shpallte kontinentin të pastër nga poliomieliti. /rel