A është ky James Bond i ri?

Aktori britanik Damian Lewis mund të zëvendësojë Daniel Craig ,të paktën në bastore.

Lajme

19/06/2015 16:00

Ai është aktualisht i preferuari i dytë,dhe popullariteti i tij është në rritje çdo ditë. Aktualisht kuotën më të dobët e ka Idris Elba, dhe ndër të favorizuarit të tjerë janë Tom Hardy, Hanry Kevil dhe Michael Fassbender. “Agjenti 007 duhet të jetë i pashëm, apo jo? Jam i lumtur që ju mendoni se unë kam mundësi ta fitoj këtë rol,” shkroi Damian në Twitter,kur së pari filloi të përmendet si kandidat i mundshëm për rolin.