Aeroporti “Adem Jashari” vërshohet nga mërgimtarët, Gara: 93 fluturime janë realizuar të premten

Përveç në vendkalimet kufitare të Kosovës, fluks të madh të udhëtarëve ka edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Gjatë ditës së djeshme (e premte) janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11, 104 udhëtarë. Prej tyre  7, 905 udhëtare kanë ardhur në Kosovë dhe 3, 199 kanë udhëtuar jashtë vendit. Zëdhënësja e aeroportit,…

Lajme

23/12/2023 20:52

Përveç në vendkalimet kufitare të Kosovës, fluks të madh të udhëtarëve ka edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11, 104 udhëtarë. Prej tyre  7, 905 udhëtare kanë ardhur në Kosovë dhe 3, 199 kanë udhëtuar jashtë vendit.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë se presin që në fundvite të arrijnë një shifër prej 3.4 milionë udhëtarësh.

“Ne kemi një trend të vazhdueshëm të rritjes së numrit të udhëtarëve. Gjatë sezonit të dimrit ky trend vërehet më së shumti me rastin e festave. Vetëm ditën e djeshme janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11,104 udhëtarë. Ndërsa në muajin dhjetor, deri me sot, janë procesuar 167,070 udhëtarë dhe 1,197 fluturime. Ne fundvit presim të arrijmë një shifër mbi 3.4 milionë udhëtarë”, ka deklaruar Gara, për tëvë1.info.

Tutje, ajo tha se Zvicra mbetet njëri ndër destinacionet me numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtarëve.