Aeroporti ‘Adem Jashari’ së shpejti do të instalojë pajisje të avancuara për kontrollin e udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ do të përmirësojë kontrollin e udhëtarëve me pajisje të avancuara të skanimit, në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe sigurisë në aeroport, shkruan albinfo. Sipas njoftimeve zyrtare, çdo person që udhëton nga Prishtina drejt destinacioneve të tjera është i obliguar të kalojë kontrolle të sigurta përmes pajisjeve të skanimit. Për të përballuar…

Lajme

26/02/2026 09:07

Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ do të përmirësojë kontrollin e udhëtarëve me pajisje të avancuara të skanimit, në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe sigurisë në aeroport, shkruan albinfo.

Sipas njoftimeve zyrtare, çdo person që udhëton nga Prishtina drejt destinacioneve të tjera është i obliguar të kalojë kontrolle të sigurta përmes pajisjeve të skanimit. Për të përballuar rritjen e numrit të udhëtarëve dhe për të përmirësuar procesin e kontrollit, pritet të instalohen pajisjet e reja të standardit C3.

Këto pajisje moderne, të prezantuara së fundmi në treg, mundësojnë kontrolle më të shpejta, më të sakta dhe më të detajuara, duke rritur sigurinë dhe duke përshpejtuar procedurat për udhëtarët.

Autoritetet e aeroportit kanë theksuar se ky investim synon të kombinojë teknologjinë e avancuar me procedurat efikase, duke garantuar përvojë më të mirë dhe siguri maksimale për të gjithë udhëtarët.