Aeroplani rrëzohet në momentin që ajo thotë “Po”- propozimi për martesë përfundon në katastrofë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një aeroplan i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të lënduar dy persona. Ngjarja ndodhi në rrethin Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”. Siç njoftohet, në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda…

Bota
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një aeroplan i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të lënduar dy persona.
Ngjarja ndodhi në rrethin Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”.
Siç njoftohet, në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i bërë një propozim romantik martese nga toka, përmes radiolidhjes.
Pamjet e regjistruara me telefon tregojnë momentin kur Şeyda thotë “Po”, pak çaste para se aeroplani të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej.
Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe raportohet se gjendja e tyre është e rëndë. /AA
View this post on Instagram