Adriano: Më imagjinoni mua dhe Lukakun bashkë, jam krenar që është trashëgimtari im

Ish sulmuesi i Interit, Adriano ka thënë se Romelu Lukaku i kujton vetën.

Sport

19/05/2021 11:41

Braziliani u transferua te Inter nga Flamengo në vitin 2001 dhe zhvilloi 177 paraqitjet zyrtare me “Neurazzurët”, transmeton lajmi.net.

Pasi realizoi 74 gola me Inter, ai kaloi te Fiorentina, Parma dhe Roma në Seria A.

Adriano u njoh për fizikun dhe këmbën e majtë të fuqishme, derisa tha se Lukaku i kujton vetën.

“Romelu është shumë i ngjashëm me mua në të gjitha shikimet. Jo vetëm nga ana fizike dhe këmba e majtë por edhe gjaku i fortë familjar”.

“Është unik dhe lojtar teknik, askush nuk mund ta ndal atë. Imagjinoni për një moment, mua dhe atë se bashku në fushë…. Mama mia”.

Adriano tutje, zbuloi se flet u njoftua me belgun përmes një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram.

“U njoftuam direkt në Instagram që u organizua nga Inter në mbyllje, nuk kishim folur asnjëherë me parë”.

“Që nga ajo ditë ne filluam të shkruajmë, ai gjithashtu flet edhe gjuhën portugeze. Është i fortë në fushë dhe njeri human jashtë saj. Jam krenar që ai është bërë trashëgimtari im”, deklaroi ai.

Interi arriti që këtë edicion të fitojë Scudetton pas plotë 11 viteve./Lajmi.net/