Adrian Gaxha në lidhje të re dashurie

Këngëtari Adrian Gaxha ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm jetën private, por duket që më në fund do t’i japë fund beqarisë.

ShowBiz

03/10/2020 10:46

Madje prej kohësh është zbuluar se ishte në një romancë me një bukuroshe nga Kosova, me emrin Sidorela Dauti.

Madje, këngëtari është shkëputur thuajse tërësisht nga muzika dhe ka shijuar në qetësi lidhjen e tij, e cila është gati për hapa më serioz.

Duket se gjithçka ka shkuar mirë mes çiftit, ndaj dyshja ka vendosur të shpall shumë shpejt fejesën, siç bëjnë të ditur burime për “Prive”.

Ata do t’i thonin “Po” më herët njëri-tjetrit, por pandemia u pengoi planet dhe fejesa u shty për më vonë.

Andaj pritet që fejesa e Adrianit dhe Sidorelës do të ndodhë brenda këtij viti.

Rikujtojmë se që në hapat e parë të lidhjes, gjërat mes çiftit ishin tepër serioze dhe këngëtari e kishte prezantuar partneren me familjen e tij.

Për më tepër, vet babai i Adrianit i komentonte në Instagram nuses së tij të ardhshme.