Adnan Rrustemi publikon një video nga një tubim i Vuçiqit më njërin nga serbët e përfshirë në rastin Banjska
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka publikuar një video nga një tubim që ishte organizuar më 13 tetor nga ana e Aleksandër Vuçiqit. Sipas Rrustemit me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrëfeheshin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. ‘’Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka publikuar një video nga një tubim që ishte organizuar më 13 tetor nga ana e Aleksandër Vuçiqit.
Sipas Rrustemit me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrëfeheshin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre.
‘’Me 13 tetor 2021, disa serbë kishin shkruar t’i rrëfeheshin Vuçiqit për kinse terrorin që Qeveria e Kosovës po i bënte atyre. Ndër ta që u rrëfyen ishte edhe Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami’’. Në videon më poshtë shihni momentin pasi flet ‘’Mami’’ (personi me flokë të gjata) flet një tjetër person, atij Vuçiq i kërkon të prezantohet. Atë (Mamin) e njoh, ndërkaq këtë jo, thotë Vuçiq. Çka tregon se ai ka lidhje direkte e personale me këta individë’’, ka shkruar Rrustemi.
Më tutje deputeti i VV-së thotë se ‘’Mami’’ përveçse i njohur gjatë gjithë këtyre viteve për luftimin që i ka bërë rendit juridik dhe kushtetues në veri, në sulmin terrorist në Banjskë i është gjetur telefoni i tij mu në vendin ku është ekzekutuar shpërthimi i minës që la të vdekur heroin, policin e Kosovës, Afrim Bunjaku./Lajmi.net/