Adnan Rrustemi: Mbi 15 mijë persona nga mërgata janë regjistruar deri tani, fluks i paparë
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me procesin e regjistrimit të mërgatës për votim, duke thënë se interesimi i diasporës është jashtëzakonisht i madh. Ai bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar mbi 15 mijë persona, ndërsa e cilësoi këtë si një “fluks të paparë”, transmeton lajmi.net. “Mërgata duket që…
Lajme
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me procesin e regjistrimit të mërgatës për votim, duke thënë se interesimi i diasporës është jashtëzakonisht i madh.
Ai bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar mbi 15 mijë persona, ndërsa e cilësoi këtë si një “fluks të paparë”, transmeton lajmi.net.
“Mërgata duket që e ka nuhatur saktë e drejt planin e të gjithëve kundër Albin Kurtit. Fluks i paparë për t’u regjistruar. Deri tash mbi 15 mijë”, ka shkruar Rrustemi.
Deklarata e tij vjen në kohën kur partitë politike kanë intensifikuar aktivitetet dhe mobilizimin e mbështetësve në diasporë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit./lajmi.net/