Adios Isco?

Aventura e Iscos në Real Madrid mund të ketë ardhur në pikën kritike. Mesfushori spanjoll, i cili në ndeshjet e fundit është duke gjetur gjithnjë e më pak hapësirë në ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti, sipas portalit Talksport, mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Santiago Bernabeu, pas rihapjes së afatit kalimtar të…

Sport

08/11/2013 10:05

Aventura e Iscos në Real Madrid mund të ketë ardhur në pikën kritike. Mesfushori spanjoll, i cili në ndeshjet e fundit është duke gjetur gjithnjë e më pak hapësirë në ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti, sipas portalit Talksport, mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Santiago Bernabeu, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Isco, përforcim i cili iu bashkua Realit gjatë verës nga Malaga për 30 milionë euro, shkëlqeu në ndeshjet e para të këtij sezoni, e madje pati statistika më të mira se Zinedine Zidane, Leite Kaka, Wesley Sneijder e shumë ish mesfushorit të mëdhenj të ekipit Los Blancos.

Mirëpo, rikthimi i Gareth Bale nga lëndimi, ka bërë që Isco mos të ketë vend në ekip dhe kështu shtohen spekulimet se mund të largohet nga klubi.

Isco thuhet se kërkohet nga Manchester City dhe Arsenal.