Adios Aragones

Luis Aragones, ish selektori i Spanjës që fitoi Evropianin 2008 dhe shpeshherë i konsideruar si më meritori për suksesin ndërkombëtar të skuadrës, ka konfirmuar pensionimin e tij nga detyra e trajnerit. Spanja nuk konsiderohej si fuqi botërore por Aragones e ndërroi përshtypjen pas triumfit në garën kontinentale më 2008 duke hapur rrugë për suksesin e…

Sport

05/12/2013 11:45

Luis Aragones, ish selektori i Spanjës që fitoi Evropianin 2008 dhe shpeshherë i konsideruar si më meritori për suksesin ndërkombëtar të skuadrës, ka konfirmuar pensionimin e tij nga detyra e trajnerit.

Spanja nuk konsiderohej si fuqi botërore por Aragones e ndërroi përshtypjen pas triumfit në garën kontinentale më 2008 duke hapur rrugë për suksesin e mëtutjeshëm të vazhduar nga Vicente del Bosque në Kampionatin botëror 2010 dhe Euro 2012.

“Është vështirë për mua të punoj andaj tani mund të flisni për Luis Aragonesin në kohën e shkuar. Nuk do të punoj më”, deklaroi 75-vjeçari për të përditshmen Vozpopuli.

Ai vendosi të tërhiqej pas suksesit në Euro 2008 e më pas udhëhoqi skuadrën turke Fenerbahce, prej ku u largua pas vetëm një sezoni. Aragones ka qenë pa klub nga viti 2009.

“Mosha është një prej arsyejeve dhe nuk është vështirë për mua të marr një vendim. Kur jam larguar nga Turqia e kam ditur se do të jetë e vështirë të vazhdoj dhe tani është definitive”, përfundoi ai.