Adhuroj Veprën e Rugovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se e gjithë sajesa në lidhje me atë që u konsiderua si mosrespektim i figurës së Rugoves gjatë vizitës së tij në Prishtine, ishte krijuar në Tiranë, për qellime të caktuara.

Lajme

15/09/2013 16:24

Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, pak para se të votohet nga deputetët Programi dhe përbërja e Qeverisë së tij, ka mbrojtur vetën ndaj akuzave që i janë bërë rreth vizitës në Kosovë.

Rama u shpreh se e gjithë ajo “sajesë e shëmtuar” në lidhje me atë që u konsiderua si mosrespektim i figurës se Ibrahim Rugoves gjatë vizitës së tij në Prishtine, ishte krijuar në Tiranë, për qëllime të caktuara.

“Ju e shpërdoruat simbolikën e Rugovës, për t’i dhënë vizitës sime një ton përçarës, gjoja për shpërfilljen time ndaj figurës së tij. Kjo është vetëm një sajesë”.

“Ju abuzuat me vizitën time në Kosovë, me respektin ndaj figurave të saj.”

“Kemi një ndryshim të madh dhe është mirë ta dëgjoni: Ju i doni emrin Ibrahim Rugovën sa herë ju duhet emri i tij, kurse unë ia adhuroj veprën siç bëra kur shkova në Prishtinë dhe shkova e u përula tek varri i tij sa herë e kam vizituar Prishtinën!”