Ademi viziton legjendën e futbollit kosovar Shemsedin Abazin në spital, i uron shërim të shpejtë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar një nga emrat më të mëdhen të futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, legjendën e futbollit kosovar, Shemsedin Abazin, që ndodhet i shtrirë në spital për trajtim mjekësor. Ai ka thënë se Shema ishte ndër sulmuesit më të spikatur të futbollit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, duke lënë gjurmë…
Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar një nga emrat më të mëdhen të futbollit të Gjilanit dhe Kosovës, legjendën e futbollit kosovar, Shemsedin Abazin, që ndodhet i shtrirë në spital për trajtim mjekësor.
Ai ka thënë se Shema ishte ndër sulmuesit më të spikatur të futbollit kosovar në vitet ’70 dhe ’80, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me paraqitjet e tij me klubet gjilanase dhe me përfaqësimin e futbollit të Kosovës.
Ademi ka shkruar se shpejtësia, driblimet dhe instinkti i tij për gol e bënin atë një nga lojtarët më të dashur për tifozët dhe një figurë që gjithmonë do të mbetet pjesë e historisë së sportit tonë.
“Gjatë kësaj vizite pata mundësinë të bisedoj me Shemën për karrierën e tij të lavdishme, por edhe për sfidat me të cilat po përballet sot, si në aspektin shëndetësor edhe atë ekonomik. Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë pranë figurave që kanë dhënë shumë për futbollin tonë, sepse respekti dhe kujdesi për legjendat është detyrim moral dhe institucional. Shemës i uroj që ta kalojë sa më shpejt këtë sfidë shëndetësore dhe të rikthehet në mesin e familjes dhe shoqërisë, teksa shpresoj që së bashku me institucionet dhe komunitetin sportiv do të gjejmë mënyra për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë. Legjendat nuk harrohen kurrë”, ka shkruar Ademi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: