Ademi takon ambasadorin e Irlandës: Biseduam për ndeshjen mes dy vendeve tonë në kuadër të Uefa Nations League

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës për Hungarinë dhe Kosovën, Ragnar Almqvist. Ky takim është realizuar në vazhdën e takimeve me ambasadorët e akredituar në Kosovë, shkruan lajmi.net. “Gjatë këtij takimi diskutuam edhe për ndeshjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Republikës së Irlandës, në kuadër të UEFA…

Sport

11/03/2026 16:46

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim ambasadorin e Irlandës për Hungarinë dhe Kosovën, Ragnar Almqvist.

Ky takim është realizuar në vazhdën e takimeve me ambasadorët e akredituar në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Gjatë këtij takimi diskutuam edhe për ndeshjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Republikës së Irlandës, në kuadër të UEFA Nations League, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në muajin shtator në Prishtinë, ndërsa ajo kthyese në muajin nëntor në Dublin. Patëm një bashkëbisedim konstruktiv rreth mundësive për organizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe për rëndësinë e këtyre ndeshjeve në forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve sportive ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: