Ademi takohet me Florentina Kallabën, gjyqtaren e finales së Kupës së Botës në Futsall: Kosova po vazhdon të jetë e pranishme dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtarëve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në Futsall, të zhvilluar në Filipine. Finalja ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, që u zhvillua para mbi 5 mijë shikuesve në…

Sport

12/12/2025 12:58

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtarëve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në Futsall, të zhvilluar në Filipine.

Finalja ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, që u zhvillua para mbi 5 mijë shikuesve në “PhilSports Arena” në Manila, u drejtua nga një ekip gjyqtarësh nga katër kontinente, ku në mesin e tyre ishte edhe Kallaba, transmeton lajmi.net.

Sipas Ademit, pjesëmarrja e saj në një ngjarje të tillë është “dëshmi e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtarët tanë po tregojnë për vite me radhë”.

Kryetari i FFK-së e përgëzoi Kallabën për kontributin e saj në ngritjen e standardit të drejtësisë në futsall dhe për njeriun e nderit që i ka bërë Kosovës. Ai e vlerësoi gjithashtu si një shembull frymëzues për të rinjtë që aspiron të zhvillohen në profesionin e gjyqtarit.

Ademi theksoi se Kosova po vazhdon të jetë e pranishme dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, falë përkushtimit dhe kontributit të njerëzve si Florentina Kallaba./lajmi.net/