Ademi dhe selektori Foda në SHBA për shortin e Kupës së Botës 2026

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me selektorin Franco Foda, kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në shortin e Kampionatit Botëror 2026, i cili do të zhvillohet nesër. Ky është një moment historik për “Dardanët”, të cilët për herë të parë kanë shansin të…

Sport

04/12/2025 18:08

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me selektorin Franco Foda, kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në shortin e Kampionatit Botëror 2026, i cili do të zhvillohet nesër.

Ky është një moment historik për “Dardanët”, të cilët për herë të parë kanë shansin të sigurojnë një vend në një Botëror, transmeton lajmi.net.

Gjatë shortit, Kosova do të mësojë potencialet kundërshtarët e grupeve, nëse arrin të kualifikohet.

Kosova do të nisë rrugëtimin drejt Botërorit me ndeshjen play-off në mars kundër Sllovakisë, dhe në rast fitore, kombëtarja do të përballet me fituesin e sfidës Turqi-Rumani për të siguruar një vend në turne./lajmi.net/