Adelina Thaçi flet pas varrimit të babait: Jam shumë e lumtur që kam pasur një baba si ai
Është varrosur tashmë humoristi i njohur shqiptar i cili vdiq si pasojë e COVID-19.

ShowBiz
Humoristi i njohur shqiptar Rasim Thaçi për publikun e gjerë i njohur me emrin skenik Cima, dje ka vdekur si pasojë e COVID-19, shkruan lajmi.net.
Tashmë i varrosur humoristi i ndjerë Rasim Thaçi, vajza e tij këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka folur për mediat kosovare duke treguar se si i kaloi ai ditët e fundit të jetës.
“Tashme babai ka gati katër javë që është infektuar prej virusit, dhe në momentet kur është infektuar iu ka keqësuar gjendja dhe e kemi dërguar në Infektivë, pastaj shkoi duke u përmirësuar gjendja, por pas këtij përmirësimi pati dy sulme dhe ndërroi jetë. Është shumë e vështirë të flasësh për prindin, sidomos për babin që ka qenë krenaria jonë si familje, mbështetësi im kryesor si vajzë e vetme. Por unë jam shumë e lumtur që kam pasur një baba si ai, edhe sa të jem gjallë do të mundohem edhe pse ai fizikisht nuk është më, është në zemrat tona”, u shpreh Adelina.
Adelina gjithashtu tregoi se ndonëse humoristi nuk kishte forcë të fliste me ta, ai komunikonte me sy me familjarët e tij.
“Ne e kemi pasur një farë komunikim me sy gjithmonë, se ai kohëve të fundit s’ka mundur shumë të flas për shkak të lodhjes edhe gjendjes së rëndë se nuk ka pasur as zë, por gjithmonë kemi komunikuar me sy, normalisht jemi munduar kohëve të fundit t’i japim më shumë përkrahje morale, sepse ashtu e ka ndjerë, sikur donte të na thoshte diçka. Por unë kam qenë deri në momentet e fundit, jemi munduar t’i bëjmë të gjitha për të sikur ai që i ka bërë të gjitha për neve. Ishalla na e ka bërë hallall”, tha e përlotur Adelina për fund./Lajmi.net/