Adelina paralajmëron këngën e re, duket shumë atraktive

Me të filluar viti i ri, këngëtarja Adelina Berisha ka bërë përgatitjet rreth projektit të ri.

ShowBiz

26/01/2018 18:50

Tashmë kënga e saj e re është në “furrë” dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie të postuar në profilin e saj në Instagram, Adelina paralajmëroi se shumë shpejt publikohet kënga e saj e re.

Përveç se ka zbuluar pak se si do të duket ajo në videoklipin e këngës së re, Adelina nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës.

Por, nga fotoja kuptohet se bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt janë Max Productional, ndërsa vetë këngëtarja duket tejet atraktive. /Lajmi.net/