Adelina Ismaili po i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’, kjo është kënga e re
Prej kohësh, Adelina Ismaili është shkëputur nga muzika.

ShowBiz
Këngëtarja kishte vendosur që t’i përkushtohet tërësisht familjes së saj, më së shumti, rritjes së djalit, shkruan lajmi.net.
Me t’u kthyer në Kosovë, Adelina sfidoi veten në një profesion tjetër, e që është aktrimi, meqë rast fitoi rol në serialin “O sa mirë”.
Por, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’, muzikës, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoje në rrjete sociale.
Kënga do të mbajë titullin “T’iqe”, ndërsa këngëtarja e sjell të vizuelizuar edhe me videoklip.
Se çfarë ka përgatitur Adelina për rikthimin e fuqishëm në tregun muzikor, i cili çdo ditë po pasurohet me artistë të rinj, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/