Adelina Berisha ka një sugjerim për politikanët pas ngjarjeve të fundit
Artistët po komentojnë situatën aktuale politike në vend.
ShowBiz
Këngëtarja Adelina Berisha është një prej emrave të estradës, që komenton situatën politike në vend, shkruan lajmi.net.
Meqenëse në kohën e pandemisë ka mosmarrëveshje mes politikanëve tanë rreth asaj se si të menaxhohet situata, këngëtarja kishte një sugjerim.
“Sygjerim per politikanet tane: Merrni msim nga Edi Rama qysh qeveriset nje shtet”, ishin fjalët e Adelinës.
Kujtojmë se deri tani në Kosovë janë regjistruar 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë.
Qeveria e Kosovës nga sot ka vendosur orën policore, kurse ky vendim u kundërshtua nga presidenti, i cili e konsideroi shkelje të kushtetutës. /Lajmi.net/