Acer Chromebook 11 N7 është një laptop Chrome OS me 12 orë jetëgjatësi baterie
Acer ditën e sotme zgjeroi linjën 11 inç të laptopëve Chrome OS me modelin e ri Chromebook 11 N7. Me çmim fillestar 230 dollar, aq sa edhe paraardhësi C730, modeli i ri sjell më shumë jetëgjatësi baterie dhe dizajn pa ajrim.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/01/acer_chromebook_c731_keyboard-930x465.jpg)
Auto & Tek
Kompania Tajvaneze shpreson se laptopi i ri do të tërheqë vëmendjen e shkollave që duan një produkt të qëndrueshëm, të heshtur dhe të fuqishëm për studentët.
Pikërisht ky ka qenë edhe sektori ku laptopët Chrome OS kanë patur suksesin e vërtetë. Laptopi përmban standartin MIL-STD 810G, që do të thotë se mund tu rezistojë peshave deri në 60 kilogram dhe lëngjeve mbi tastierë prej 330 ml.
Dizajni pa ajrim do të thotë më pak zhurmë dhe pluhur. Ky laptop përbën lajm për shkak të baterisë së tij e cila premton 12 orë jetëgjatësi.
Specifikat e harduerit të Chromebook 11 N7 janë:
- Procesor: Intel Celeron dual-core N3060 (2MB L2 cache, 1.60 GHz)
- Memorje: 4GB LPDDR3
- Ekrani: 11.6-inç HD (1366×768) TFT LCD
- Grafikat: Intel HD Graphics
- Hapësira: 16GB eMMC ose 32GB eMMC
- Audio: Dy bokse Stereo, mikrofon i integruar
- Wireless: Intel Dual Band Wireless AC, 802.11ac/a/b/g/n, Bluetooth 4.0
- Porta: Dy USB 3.0, SD card, HDMI, 3.5mm kufje
- Bateria: 4090 mAh 11.1 V 3-cell Li-Ion
- Përmasat: 297.6 x 210 x 22 mm
- Pesha: 1.35kg
Vlen të përmendet se ekziston një model me ekran me prekje në ngjyrë gri. (PCWorld Albanian)