AC Milan firmos me Aron Babajn, talenti kosovar pjesë e projektit “Milan Futuro”

AC Milan ka zyrtarizuar afrimin e Aron Babajt, djalit të ish-futbollistit të njohur kosovar Shpëtim Babaj, duke e bërë atë pjesë të klubit italian. Babaj, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës Prishtina e Re, ka rënë në sy me paraqitjet dhe potencialin e tij, duke bindur një nga klubet më të mëdha…

Sport

13/01/2026 13:27

AC Milan ka zyrtarizuar afrimin e Aron Babajt, djalit të ish-futbollistit të njohur kosovar Shpëtim Babaj, duke e bërë atë pjesë të klubit italian.

Babaj, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës Prishtina e Re, ka rënë në sy me paraqitjet dhe potencialin e tij, duke bindur një nga klubet më të mëdha të futbollit botëror për ta transferuar, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i talentuar, i lindur në vitin 2009, do t’i bashkohet projektit “Milan Futuro”, i cili është i dedikuar zhvillimit dhe formimit të talenteve të reja brenda klubit.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Aron Babajt, i cili do t’i bashkohet Projektit Milan Futuro, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja. Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka vendosur t’i bashkohet Rossonerëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.

Ky hap konsiderohet një arritje e rëndësishme për futbollistin e ri dhe një tjetër dëshmi e talentit që vjen nga futbolli kosovar./lajmi.net/