Abuzoi seksualisht me të miturën, merret vendimi për Abaz Dogën! Ja me sa vite burg u dënua ish-roja i shkollës

Abuzimi seksual i një roje shkolle në Babrru, Abaz Doga, me një vajzë 15-vjeçare tronditi gjithë shoqërinë shqiptare disa muaj më parë. Pas kryerjes së hetimeve, gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për dënimin e Dogës.

Lajme

14/01/2021 16:10

Ai është dënuar me 12 vite burg, si i akuzuar për abuzim seksual me një të mitur. Abaz Doga u dënua me 18 vite heqje lirie por me aplikimin e Gjykimit të Shkurtuar ai  ka marrë 12 vite burg.

Ndërsa Klajdi Poci, që gjithashtu është përfshirë në abuzimin seksual të 15-vjeçares është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Kurse dy djemtë e tjerë të mitur, që janë marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg.

65-vjeçari, Abaz Doga abuzoi për tre vjet me një të mitur e cila në momentin kur ka bërë denoncimin në Polici ishte në moshën 15-vjeçare. Abaz Doga ka punuar si roje në shkollën ku studionte adoleshentja dhe e ka shantazhuar atë për një kohë të gjatë duke shkruar në mure “Sa** K**va” derisa e reja është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në momentet intime ai ka filmuar gjithçka duke e shpërndarë videon tek tre të rinj që po ashtu e kanë shantazhuar vajzën dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.