Abuzimi seksual më fëmijët, Papa do të heqi “njollën” që turpëron kishën

Papa Francesku celi sot samitin e jashtëzakonshëm 3 ditor në Vatikan mbi çështjen e abuzimit seksual ndaj të miturve brenda kishës katolike.

Bota

21/02/2019 17:03

Në samit marrin pjesë peshkopët nga e gjithë bota dhe zyrtarë të lartë të Vatikanit.

Ky organizim është një përpjekje për të eliminuar nje njolle te hershme që ka ndikuar negativisht në maredheniet e kishes me besimtaret.

Ndërkohë të mbijetuar të abuzimit seksual nga klerikët katolikë, u takuan me zyrtarë të Vatikanit për të ndarë pikëpamjet e tyre se si duhet trajtuar kjo çështje tepër delikate.

Papa Francesku njoftoi mbajtjen e këtij samiti si një thirrje për transparencë dhe llogridhënie më të madhe për abuzimet seksualë të së kaluarës nga priftërinjtë. Pjesa me e madhe viktimave te abuzimeve kane qene femije.