Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Kontingjenti gjerman i KFOR-it vazhdon të shërbejë në misionin më jetëgjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke kontribuar çdo ditë në paqe, stabilitet dhe siguri në Kosovë dhe në rajon. Gjatë një patrullimi të rregullt, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, iu bashkua ushtarëve gjermanë për të parë nga afër misionin e tyre dhe përgjegjësitë…
Lajme
Kontingjenti gjerman i KFOR-it vazhdon të shërbejë në misionin më jetëgjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke kontribuar çdo ditë në paqe, stabilitet dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë një patrullimi të rregullt, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, iu bashkua ushtarëve gjermanë për të parë nga afër misionin e tyre dhe përgjegjësitë e përditshme në terren.
Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë i kontingjentit gjerman me partnerët ndërkombëtarë mbeten shembull i qartë i dedikimit dhe shërbimit.
“Një falënderim i sinqertë për të gjithë pjesëtarët e shërbimit për përpjekjet e tyre të palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.