Abuzimi me paratë publike, “punëtorët” e QKUK-së marrin paga pa shkuar në punë
Mbi 125 mungesa pune prej prillit të vitit 2024 janë gjetur në bazë të evidencës elektronike për një teknik të IT-së në QKUK, sipas një raporti i komisionit për vijueshmërinë në punë. Raporti për Vijueshmërinë në Punë i përpiluar nga një komision i brendshëm në QKUK, tregon se në Qendrën Klinike Universitare ka disa punonjës…

Lajme
Mbi 125 mungesa pune prej prillit të vitit 2024 janë gjetur në bazë të evidencës elektronike për një teknik të IT-së në QKUK, sipas një raporti i komisionit për vijueshmërinë në punë.
Raporti për Vijueshmërinë në Punë i përpiluar nga një komision i brendshëm në QKUK, tregon se në Qendrën Klinike Universitare ka disa punonjës që paguhen pa shkuar fare në punë.
Aty janë identifikuar persona që janë në listë të pagave e që nuk shkojnë fare në punë, raportoi Klan Kosova të dielën.
Inspektimi i listave të pagave me zero orë punë ka gjetur se në mesin e keqpërdoruesve janë edhe një pediatre e një infermiere, të cilat ka vite që i kanë pezulluar vendet e punës.
Për një recepsioniste dhe zyrtar për informimi nuk janë arritur dëshmitë relevante nga komisioni.
Sipas kësaj trupe, shefi i Zyrës së Personelit në QKUK, Skender Shabani ka refuzuar t’i përmbush obligimet ligjore.
Këtë sjellje të tij, Komisioni e ka cilësuar “sabotuese”.
Shabani, jo më larg se para dy vitesh ishte subjekt një rasti të dyshuar nepotizmi në QKUK.
Ai, si shef i Zyrës së Personelit, në fund të vitit 2023, kishte shpallur një konkurs për pranimin e katër punëtorëve social në dy klinika, Pediatri dhe Psikiatri dhe në njërën nga pozitat e kishte pranuar në punë motrën e tij.
Motra e Shabanit, e cila veçse ishte e punësuar në QKUK, ishte pranuar si punëtore sociale në Klinikën e Pediatrisë.
Kandidimin dhe pranimin e saj në punë e kishte pranuar vet Shabani, por ai kishte mohuar të ketë ndikuar në atë proces.